Konfirmohet lajmi i TV Shenja: Zejd Rexhepi kandidat i Besëlidhjes AKI për Qytetin e Shkupit!

Konfirmohet lajmi i TV Shenja: Zejd Rexhepi kandidat i Besëlidhjes AKI për Qytetin e Shkupit!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pak çaste më parë, ka njoftuar se kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim për Qytetin e Shkupit, do të jetë kryetari i Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi-Zejdi. Këtë lajm ditë më parë e bëri publike TV Shenja nga burime të mirëinformuara, që Rexhepi do të jetë kandidat për Qytetin e Shkupit.

Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti:

Pas konsultave me liderët e partive politike që përbëjnë Besëlidhjen Aleanca Kombëtare për Integrim, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, u dakorduam që kandidati ynë për Kryetar të Qytetit të Shkupit të jetë z. Skender Rexhepi – Zejd.

Z. Rexhepi është Kryetar i partisë politike “Lëvizja Populli”, i diplomuar në Fakultetin Filozofik, me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në sektorin civil dhe shoqërinë civile. Ai aktualisht ushtron funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ka qenë zëri i paepur i qytetarëve, mbrojtës i të drejtave të tyre dhe avokat i reformave të thella politike dhe shoqërore.

Kandidatura e tij përfaqëson jo vetëm unitetin e forcave progresive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe një alternativë të qartë për Shkupin, një qytet që meriton zhvillim të barabartë, qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim është e bindur se me z. Skender Rexhepi – Zejd, Shkupi do të ketë një kryetar që njeh realitetin, dëgjon qytetarin dhe punon për të gjithë, pa dallim.

MARKETING