Konfirmohet identiteti i viktimës dhe të plagosurit nga Shkupi në Greqi

Konfirmohet identiteti i viktimës dhe të plagosurit nga Shkupi në Greqi

Është konfirmuar edhe indentiteti i personit të cilit mbeti i vrarë dhe një tjetër i plasogur në orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy persona me fytyrë të mbuluar, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë qëlluar më arme zjarri.

Siç raportojnë mediat greke ka mbetur i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami i njohur edhe me nofkën “Oki”, ndërsa bashkatdhetari i tij 45-vjeçar, Sead Slezoviq, është plagosur dhe më pas është dërguar në spitalin Polygros.

MARKETING