Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje

Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në njoftimin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM).

“Nga data 15 nëntor 2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale atmosferike, dhe nga e njëjta datë rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve. Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING