Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

MARKETING

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, pranë fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e trafikut.

MARKETING