Komisioni i Antikorrupsionit: Na takojnë pasaportat diplomatike, sepse jemi të zgjedhur nga Kuvendi!

Komisioni i Antikorrupsionit: Na takojnë pasaportat diplomatike, sepse jemi të zgjedhur nga Kuvendi!

Pasaporta diplomatike nuk është privilegj, por vetëm e drejtë që shërben vetëm për kryerjen e detyrës zyrtare të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHP) dhe kjo e drejtë nuk do të përdoret kurrë për qëllime private.

Ky është pjesë e reagimit të Komisionit Kundër Korrupsionit pas reagimeve publike të shkaktuara nga njoftimi në media se anëtarët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike për udhëtim.

Antikorrupsioni thonë se këtë të drejtë e lejon Ligji për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në nenin 11, ku thuhet se “pasaporta diplomatike u lëshohet personave të zgjedhur dhe të emëruar, nëpunësve udhëheqës dhe punëtorëve udhëheqës në shtet”. Anëtarët e Komisionit theksojnë ata, bëjnë pjesë në këto kategori sepse janë zgjedhur unanimisht nga Kuvendi.

MARKETING