Komisioni Evropian miraton propozimin për të forcuar bankat kundër krizave

Komisioni Evropian miraton propozimin për të forcuar bankat kundër krizave

Komisioni Evropian ka miratuar një propozim për të forcuar kornizën ekzistuese të menaxhimit të krizave bankare dhe sigurimit të depozitave të bllokut evropian, transmeton Anadolu.

Duke u fokusuar në bankat e mesme dhe më të vogla, propozimi do t’u mundësojë autoriteteve të organizojnë gjerësisht sektorin bankar.

“Në veçanti do të lehtojë përdorimin e rrjetave të sigurisë të financuara nga industria për të mbrojtur depozitat në krizat bankare, si për shembull duke i transferuar ata nga një bankë në telashe në një bankë të shëndetshme”, njoftoi Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian shtoi se një përdorim i tillë i rrjetave të sigurisë duhet të jetë vetëm “një plotësues i kapacitetit të brendshëm të absorbimit të humbjeve të bankave, që mbetet linja e parë e mbrojtjes”.

Sipas njoftimit, objektivat janë “ruajtja e stabilitetit financiar dhe mbrojtja e parave të taksapaguesve, mbrojtja e ekonomisë reale nga ndikimi i dështimit të bankave, si dhe mbrojtja më e mirë për depozituesit”.

MARKETING