Komisioni do t’i shqyrtojë grupet në viber, kush ka kopjuar dhe nëse testi i gjuhës amtare do t’u anulohet

Komisioni do t’i shqyrtojë grupet në viber, kush ka kopjuar dhe nëse testi i gjuhës amtare do t’u anulohet

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Biljana Mihajllovska, deklaroi se QSHP do të formojë dhjetë komisione për herën e parë këtë vit, për secilën nga lëndët e përfshira në provimin e maturës, që duhet të konstatojnë parregullsi gjatë vlerësimit.

“Do të merret parasysh edhe grupi i viber-it në të cilin është shpërndarë testi i gjuhës amtare në fillim të provimit të shtunën. Teksti nga ai grup viber, si dhe çdo tekst tjetër që ata gjejnë në çdo grup viber do t’u jepet recensentëve”, tha ajo.

MARKETING