Komisionerët për të drejtat e njeriut të Rusisë dhe Ukrainës planifikojnë të takohen në Türkiye

Komisionerët për të drejtat e njeriut të Rusisë dhe Ukrainës planifikojnë të takohen në Türkiye

Komisionerët e Rusisë dhe Ukrainës për të drejtat e njeriut planifikojnë të takohen në Tükiye nga 12 deri më 14 janar, raporton Anadolu Agency (AA).

Tatiana Moskalkova, Komisionerja ruse për të Drejtat e Njeriut, konfirmoi para gazetarëve në Moskë se do të vizitojë Türkiye-n.

Ajo theksoi se në forumin në Türkiye do të marrin pjesë një numër i madh ekspertësh nga shumë vende, duke shtuar se planifikon gjithashtu një takim edhe me palën ukrainase.

“Ne jemi duke shqyrtuar perspektivat e një takimi, si dhe agjendën potenciale primare të bisedimeve tona”, tha Moskalkova.

Dmytro Lubinets, komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, njoftoi gjithashtu se është planifikuar një takim me palën ruse në Türkiye.

MARKETING