Kolumbia ndalon dy fluturime deportimi nga SHBA-ja – Revokohen lejet diplomatike
Kolumbia ka refuzuar dy fluturime deportimi nga Shtetet e Bashkuara, sipas një zyrtari të departamentit të mbrojtjes dhe një zyrtari të Departamentit të Sigurisë së Atdheut (DHS).
Dy aeroplanë ushtarake të tipit C-17 fillimisht kishin marrë leje për të zbritur në territorin e Kolumbisë, por presidenti i vendit, Gustavo Petro, papritmas revokoi të gjitha lejet diplomatike për fluturimet, tha zyrtari i mbrojtjes.
Kjo nënkupton që asnjë fluturim ushtarak apo i ICE (Immigration and Customs Enforcement) nga SHBA nuk lejohet të zbarkojë në Kolumbi.
Sipas zyrtarit të mbrojtjes, në çdo fluturim ishin rreth 80 persona, të cilët ishin nisur nga Kalifornia, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Zyrtari i DHS vuri në dukje se të gjithë ishin migrantë me origjinë kolumbiane.
Në një postim në platformën X, Petro theksoi se Kolumbia dhe qytetarët e saj duhet të trajtohen me respekt.
“Një migrant nuk është kriminel dhe duhet të trajtohet me dinjitetin që i takon një qenieje njerëzore”, shkroi Petro.
“Ne do të pranojmë shtetasit tanë në aeroplanë civilë, pa i trajtuar si kriminelë”.