Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim”: Raporti më negativ i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut

Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim”: Raporti më negativ i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut

Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshime” ka dalë me reagim pas publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian. Ata thonë se raporti konfirmoi atë që e thonë ata se “se kjo qeveri nuk e ka më prioritet integrimin në BE”.
Reklama
“Në kohën kur qytetarët e vendit tonë presin lajme të mira nga Brukseli, që edhe Maqedonia e Veriut ta zë hapin e hapjes së negociatave për aderim në Bashkimin Europian, është vetë Komisioni Europian që ka dhënë vlerësimin se Maqedonia e Veriut është shumë keq në pikëpamje të gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit.
Natyrisht, ky është lajm i trishtë për qytetarët e vendit tonë, edhe pse për ne nuk përbën lajm të ri”.

MARKETING

Description of image

“Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” tashmë një kohë të gjatë ka alarmuar se kjo qeveri nuk e ka në fokus parësor integrimin në BE, porse është e zënë me bizneset e lojërave të fatit, si dhe rritjen e shkallës së korrupsionit. Natyrisht, pushteti gjithnjë ka pasur shpjegime se qëndrimi ynë është për shkak të oponencës politike, por kur disa ambasadorë të vendeve të BE-së dhe tash edhe vetë Komisioni Europian e pohon se Maqedonia e Veriut lë shumë për të dëshiruar në kuptim të pavarësisë së gjyqësorit, duke e theksuar edhe shkarkimin kontrovers të kryetares së Këshillit Gjyqësor, nuk ka si mos të konstatojmë se autori dhe fajtori i kësaj gjendjeje nuk është anonim”, thonë nga koalicioni.
Ata shtojnë se është vetë qeveria e përbërë nga treshja LSDM-BDI-ASH ajo që, me veprimet e veta antieuropiane, e ka përforcuar këtë argument edhe për Komisionin Europian.

“Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” shpreh keqardhje që ka pasur të drejtë edhe kur kemi reaguar për mënyrën se si u bënë ndryshimet në Kodin Penal. Përkundër asaj se politikanët e pushtetit u përpoqën ta manipulojnë opinionin për këtë temë, Komisioni Europian ka konstatuar se mënyra se si është miratuar ky kod, pastaj ulja e dënimeve për vepra të caktuara penale dhe mundësia që me këto ndryshime të vjetrohen shumë lëndë të ngritura nga ish Prokuroria Speciale Publike, bie në kundërshtim me standardet e drejtësisë që i synon BE-ja”.

“E kur jemi te vjetrimi i lëndëve të korrupsionit politik, nuk mund të mos e përmendim edhe propozimin tonë që gjatë ndryshimeve kushtetuese të sanksionohet me kushtetutë që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë. Megjithatë, kjo qeveri në vend që ta pranojë propozimin tonë, e ndryshoi Kodin Penal, me çka tash çdo ditë vjetrohen lëndët e Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Sasho Mijallkovit dhe shpurës së kriminelëve të tjerë”, thonë nga koalicioni.

MARKETING