Kjaer: Përmbysja është e vështirë, por jo e pamundur! Do të japim gjithçka ndaj Interit

Nuk shkëlqeu as ai me pjesën tjetër të ekipit, por Simon Kjaer nuk është nga ata që u shmanget përgjegjësive. Danezi ka folur për mediat pas humbjes me Specian duke deklaruar se:
“Nuk menduam për derbin e humbur e as për atë që do të luajmë të martën. Nëse do të dija se si ta rregulloja, problemet do të ishim në një pozicion tjetër në renditje. Kemi pasur shumë vështirësi në këto ndeshje dhe e kam të vështirë të shpjegoj arsyen. Di që duhet të përmirësohemi. Në pjesën e parë patëm momentet tona, por duhet të jemi më dominues, sepse jemi Milani”. 94 ndeshje si kuqezi e më shumë se 500 prezenca në karrierë e bëjnë një ndër lojtarët më me përvojë të “djallit”.
Nesër pritet përsëri të jetë në formacion kundër Interit, ndeshje për të cilën u shpreh: “Një tjetër ndeshje e rëndësishme ku gjithçka i duhet lënë fushës. Do të japim gjithçka ndaj Interit, kjo është e sigurt. E dimë se do të kemi shumë vështirësi për të përmbysur humbjen e parë, por do të provojmë të tregojmë të gjitha vlerat tona”.