Kisha do të protestojë nesër: Gjinia nuk mund të ndërrohet me deklaratë noteri

Kisha do të protestojë nesër: Gjinia nuk mund të ndërrohet me deklaratë noteri

Peshkopi Jakov Stobinski ka bërë thirrje për protestë që do të mbahet nesër para Kishës qendrore. Ai tha se arsyeja janë dy ligjet, njëri për evidencën amë, tjetri për barazi gjinore.

Sipas tij, kishës i pengon konteksti i cili i jepet termit “gjini”, si dhe ajo që një nga ligjet parashikon ndryshimin e gjinisë me deklaratë.

“Kërkojmë tërheqjen e dy ligjeve, prej të cilëve njëri është në Kuvend, ndërsa ai është Ligji për ndryshimin e evidencës amë, ndërsa i dyti propozim-ligj për barazi gjinore i cili përgatitet që të hyjë në Kuvend. Edhe përkundër vërejtjeve për përmbajtjen e të dy ligjeve, si kishë kemi përshtypje se po insistohet që të vazhdohet me procedurën dhe ato të jenë zyrtare në shoqërinë tonë me përmbajtjen e tyre. Ky tubim nuk është kundër askujt, por kundër përmbajtjes së këtyre kigjeve”, ka thënë Peshkopi Stobinski, raporton SHENJA.

 

MARKETING