Kimmich po kërkohet nga Liverpooli

Kimmich po kërkohet nga Liverpooli

Pas Manchester Cityt e Paris Saint-Germainit, edhe skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e reprezentuesit të Gjermanisë, Joshua Kimmich. Madje, mediumet gjermane kanë raportuar të enjten se Liverpooli po shihet favorit për transferimin e Kimmichit në fund të këtij edicioni.

Kimmich pritet të largohet nga Bayerni në verë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm. Për kartonin e 26-vjeçarit, Liverpooli është i gatshëm të ofrojë mbi 50 milionë euro dhe Kimichit po i pëlqen ideja për të punuar me trajnerin Juergen Klopp.

Ai prej vitit 2015 është pjesë e Bayern Munichut, ndërsa këtë edicion ka një gol e gjashtë asistime në 23 paraqitje.

MARKETING