Kimmich ka ultimatum nga Bayerni, top klubet evropiane po e përcjellin situatën e tij

Kimmich ka ultimatum nga Bayerni, top klubet evropiane po e përcjellin situatën e tij

E ardhmja e Joshua Kimmich vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet nga gjiganti gjerman.

Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Bavarezët dhe tanimë ndodhet para një vendimi shumë të rëndësishëm të karrierës së tij.

Bayern Munich i ka dhënë ultimatum Joshua Kimmich të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në fillim të janarit, raporton gazetari Florian Plettenberg.

Drejtuesit e Bayernit i kanë komunikuar pozicionin e tyre lojtarit, por edhe kushtet e kontratës së re.

Kontrata e Kimmich skadon në verë dhe Bayern dëshiron ta zgjasë atë, por lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Për Kimmich interesim kanë shprehur top klubet evropiane duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin, PSG-në, Man City, Man Utd dhe Liverpool.

MARKETING