KHF Çair nuk ndalet, fiton bindshëm edhe Pelisterin

KHF Çair nuk ndalet, fiton bindshëm edhe Pelisterin

Klubi i hendbollit për femra Çair vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive, pasi sonte mundi Pelisterin me rezultatin 33:24, në duelin e vlefshëm për raundin e 15-të në superligë, raporton SHENJA.

Pjesa e parë e takimit nuk kishte shumë histori, teksa me vashat e trajnerit Basri Latifi të cilët ishin dukshëm më dominuese, duke avansuar me shifrat 21:13.

Pjesa e dytë nuk solli asgjë të re në parket me çairaset të cilat të disponuar për lojë arritën që të fitojnë takimin me rezultatin e përgjithshëm 33:24.

Më meritorë për triumfin e KHF Çair ishte dyshja  Gjorgjievska – Dukoska të cilat sëbashku shënuan 12 gola, ndërsa tek Pelisteri me lojë të mirë u dallua Kristina Naumova, autore e 7 golave.

KHF Çair ndeshjen e radhës e cila do të luhet pas pauzës së EHF ndeshjev do ta luajë kundër Struzhankës. /SHENJA/

MARKETING