Këto janë vendimet e Qeverisë nga seanca e 138-të

Në seancën e 138-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u vendos për ngrirjen e çmimit të orizit dhe vezës së pulës. Çmimet e ngrira do të jenë si çmimet e 15 marsit, ndërsa vendimi do të vlejë deri më 30 prill, transmeton Portalb.mk.

Konferenca rajonale evropiane për Interpol për herë të parë do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. Konferenca e 50-të me radhë do të mbahet në maj të këtij viti në Ohër.

Qeveria angazhoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor që prej 28 marsit të jenë gati pensionet në bankomate, ndërsa nëpër filiale pensionet do të shpërndahen përsëri në grupe, varësisht nga lartësia e rrogës.

Në këtë seancë, qeveria emëroi Zoran Jovanovskin ushtrues detyre në pozitën e drejtorit të Burgut të Idrizovës. Me vendim të Qeverisë, u anulua shpallja e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Shtetit, ndërkohë u shkarkua zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsoskin dhe u miratua vendimi i Këshillit që drejtor në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të jetë Arsim Hasani. Mirjana Lazarova Trajkovska do të jetë gjyqtare në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hag.

Qeveria miratoi vendim për sigurimin e energjisë termike në Qytetin e Shkupit.

Llogaritja verore e kohës në Maqedoninë e Veriut do të fillojë prej 26 marsit, ashtu që ora 02:00 do të bëhet 03:00, ndërsa do të mbarojë më 29 tetor, ashtu që ora 03:00 do të bëhet 02:00.

Me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe vendim të Qeverisë, u themelua institucioni nacional “Orkestra për muzikën xhaz në Republikën e Maqedonisë së Veriut”- Shkup dhe “Galeria në Gostivar” – Gostivar.

MARKETING