Këtë javë studentët do t’i marrin paratë për ushqimin e subvencionuar

Këtë javë studentët do t’i marrin paratë për ushqimin e subvencionuar

MARKETING

Studentët prej sot paratë për racionin e subvencionuar të ushqimit do të mund t’i marrin në javë, përkatësisht 840 denarë gjithsej për gjashtë ditë të javës në vend të pagesës ditore prej 140 denarë.

MARKETING

Sample Image

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se studentët të cilët e realizojnë të drejtën e racionit të subvencionuar ushqimor, nga sot në llogarinë e tyre të transaksionit do të kenë 840 denarë për blerjen e produkteve ushqimore dhe paratë do të mund t’i përdorin nga e hëna deri të shtunën.

Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve.

Afati për paraqitjen e studentëve të cilët deri më tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë ose nuk i kanë plotësuar kriteret është data 1 deri më 5 të çdo muaji, përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

MARKETING