Këtë fundjavë mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut

Këtë fundjavë mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në male të borës.

Siç kumtoi DPHM, moti nesër do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në -2 ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.

MARKETING