Këshilli i Qytetit të Shkupit i ndau 6 milion denarë për në Turqi dhe Siri

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të jashtëzakonshme vendosi të ndajë ndihmë në të holla në shumë të përgjithshme prej gjashtë milionë denarësh për të pësuarit në tërmetin katastrofik në Turqi dhe Siri, gjegjësisht nga tre milionë denarë për të dyja vendet.

Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski, në seancën e sotme theksoi se ndihma në të holla do të realizohet përmes pagesës së mjeteve në Fondin e solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Mjetet financiare nga neni 1 i këtij vendimi janë siguruar në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2023, nga Programi për shpenzime të paparashikuara rezervë të përhershme. Për zbatimin e këtij vendimi, sipas nenit 3, është përgjegjës kryetari i qytetit të Shkupit. Ky vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit”, informoi Sllaveski.

Këshilltari, Strasho Angellovski nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, në fjalën e tij në seancë potencoi se sot duke votuar që të ndahen nga tre milionë për të dyja vendet, vetëm do ta “shpërlajnë ndërgjegjien e tyre”, duke e ditur se mjetet nuk do të mbërrijnë në Siri.

Kjo, siç tha, pasi në Siri akoma nuk kanë arritur as mjete e as para, për shkak të “sanksioneve dhe masave restriktive të partnerëve euroatlantikë dhe vlerave të tyre drejt së cilave synojnë”.

Këshilltari Amar Mecinoviq nga e Majta vlerëson se është mirë që Këshilli në këtë moment po tregon kapacitet, pasi këta njerëz kanë nevojë për ndihmë.

MARKETING