Këshilli i Evropës kërkon nga Qeveria e Maqedonisë informacion të detajuar për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu
![Këshilli i Evropës kërkon nga Qeveria e Maqedonisë informacion të detajuar për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/04/2560px-Flag_of_the_Council_of_Europe.svg_-780x470-1.png)
Me kërkesë të Këshillit të Evropës, në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar një vendim me të cilin e ngarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme të dorëzojë informacion të detajuar lidhur me rastin e arrestimit të gazetarit Furkan Saliu.
Pas miratimit të vendimit, Ministria e Punëve të Brendshme do të ketë një javë kohë për t’u përgjigjur në kërkesën e Këshillit të Evropës.
Një javë më parë, gazetari i PortaliX, Furkan Saliu, u arrestua nga njësia speciale e policisë në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – FK Kumanovo.