Kërcë’nohet me jetë zv.kryeministri Arben Fetai
Një ditë pasi deklaroi se do të angazhohet për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe, zv.kryeministri Arben Fetai ka marrë kërcënime për jetën.
Kërcënimet i kanë mbërritur në postën e tij elektronike në gjuhën maqedonase
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e zv.kryeministrit Fetai:
Reagim pas kërcënimit me jetë “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”
Sot, nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.