Mes të tjerash ajo shtoi se prokuroria po heton një person që dyshohet se ka “bomba në posedim” dhe “qëllim për të sulmuar” për ta vrarë. Gonzalez sqaroi se pranoi që t’i ofrohet mbrojtje ushtarake nga qeveria pasi do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor.
Kërcënohet me jetë kandidatja për presidente në Ekuador
Kandidatja e së majtës për Presidencën e Ekuadorit, Luisa Gonzalez, e cila zuri vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve të 20 gushtit, deklaroi dje se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe se është marrë në mbrojtje nga ushtria, njoftojnë mediat e huaja.

