KE miraton 5 miliard euro për ngritjen e një fabrike mikroçipesh në Gjermani

KE miraton 5 miliard euro për ngritjen e një fabrike mikroçipesh në Gjermani

Komisioni Evropian miratoi 5 miliardë euro ndihmë shtetërore për një fabrikë të re mikroçipesh në Dresden, Gjermani. Bëhet fjalë për Kompaninë Evropiane të Prodhimit të Gjysmëpërçuesve (ESMC).
Ky është subvencioni më i madh shtetëror i dhënë deri më tani sipas Aktit të çipeve të BE-së, dhe i pari për Gjermaninë. inistri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck vlerësoi vendimin dhe tha se qeveria do të mbajë ritëm të shpejtë për projektin, i cili synon të nisë prodhimin në vitin 2027.

ESMC është një sipërmarrje e përbashkët e udhëhequr nga TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company), prodhuesi më i madh në botë i çipeve me kontratë, së bashku me prodhuesit evropianë të çipeve Bosch, Infineon dhe NXP, secila duke marrë 10% të aksioneve.

Ndërtimi i objektit të Dresdenit parashikohet të kushtojë 10 miliardë euro në total. “Çdo klient, duke përfshirë aksionerët e tjerë përveç TSMC, mund të bëjë porosi për prodhimin e çipeve të veçantë”, u shpreh Komisioni në deklaratë.
Edhe pse fabrika nuk do të prodhojë gjenerata të çipeve aq të avancuara sa ato që përdoren në telefonat apo për inteligjencën artificiale, ajo do të shtojë kapacitetin për automobilat dhe aplikimet e tjera industriale kyçe për prodhimin evropian.

MARKETING