KE miratoi transhin e ri prej 65,7 milionë euro për vendin tonë në kuadër të Planit të rritjes dhe mekanizmit për reforma
Komisioni Evropian ka miratuar një transh të ri prej 65,7 milionë euro për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Programit të reformës dhe rritjes.
Nga Komisioni për Evropian thonë se transaksionet vijnë pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të ndërmarra në fushat e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe dixhitalizimit në Maqedoni.
“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në vitin 2023, synon t’u sjellë përfitimet e anëtarësimit vendeve partnere në rajon edhe para pranimit të tyre në BE, synon të integrojë partnerët në tregun e vetëm të BE-së, të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik rajonal, të thellojë reformat e lidhura me BE-në dhe të rrisë financimin para-pranimit. Kjo, nga ana tjetër, përshpejton procesin e zgjerimit dhe rritjen e ekonomive partnere”, kujtojnë nga Brukseli.
Me pagesën e sotme, shuma totale e shpërndarë në kuadër të këtij fondi arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.

