KB Çair 2030 pëson humbje ndaj Kumanovës: Arbitrim i padrejtë dhe tendencioz!

KB Çair 2030 pëson humbje ndaj Kumanovës: Arbitrim i padrejtë dhe tendencioz!

KB Çair 2030 sonte u mposht me rezultat te ngushtë 91-95 në një ndeshje të zhvilluar në palestrën Shaban Tërstena kundër MK Kumanovës.
“Për fat të keq, ky nuk ishte një duel i drejtë sportiv, por një ndeshje e manipuluar nga arbitrimi i padrejtë dhe tendencioz.
Gjykimi nga arbitrat Zoran Mitrovski, Nikola Jakimovski, dhe Jordan Çervenka, të cilët delegohen vazhdimisht nga Federata e Basketbollit, me në krye Pero Antiç ishte një tregues i qartë i prapaskenave që kanë për qëllim dëmtimin e klubit tonë. Të njëjtët arbitra dirigjuan edhe ndeshjen e javës së kaluar kundër KK Pelister, duke shkatërruar derbin dhe duke na privuar nga një garë e ndershme.
Pavarësisht kësaj padrejtësie, duam të falënderojmë publikun tonë të jashtëzakonshëm që na mbështeti me shpirt gjatë gjithë ndeshjes. Ju kërkojmë ndjesë për këtë rezultat dhe ju premtojmë se KB Çair 2030 do të rikthehet më i fortë, duke luftuar për vendin që na takon me meritë!”, kanë deklaruar nga KB Cair 2030. /SHENJA/

MARKETING