Katër të lënduarit që u goditën dje nga rrufeja në Prevallë janë në gjendje stabile
Një grua 64 vjeçre ka humbur jetën dje pasi u godit nga rrufeja në Prevallë.
Ndërkaq katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut pë ejtë.
“VDEKJE AKSIDENTALE- Prevallë, Prizren / 18.08.2024 – 12:10. Viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestar gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.