Kasami: “VLEN” funksionon shkëlqyeshëm, koalicioni qeveritar është korrekt
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami ka theksuar se koalicioni qeveritar është korrekt edhe përkundër mospajtimeve rreth ligjit për mbrojtësit.
“Kemi komunikim të shkëlqyer brenda VLEN-it, por edhe komunikim korrekt me VMRO-DPMNE-në. E shoh që BDI-së dhe disa eksponentë të saj, presin çdo ditë që tÇu shkojë ftesa nga Prokuroria, ata jetojnë me ëndrrën që do zgjohen në mëngjes dhe VLEN do të del nga Qeveria. Ne ju garantojmë që kjo qeveri do të shkojë në fund dhe do të garantojë të drejtat e shqiptarëve, si dhe avancimim e procesit eurointegrues”, tha Kasami.