Kasami: VLEN do ta mbajë tubimin përmbyllës në Tetovë, kështu vendos ligji dhe jo Artani

Kasami: VLEN do ta mbajë tubimin përmbyllës në Tetovë, kështu vendos ligji dhe jo Artani

Dy koalicionet shqiptare “Fronti evropian” dhe “VLEN” tani për tani nuk heqin dotë nga mbajtja e tubimeve përmbyllëse në të njejtën ditë në Tetovë.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka deklaruar se lejen për tubim e jep komuna, e jo Sektori për Punë të Brendshme.

Kasami më tej shtoi se VLEN ka bërë kërkesë më herët se Fronti Europian.

“Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me këtë veprim Artan Grubi dhe BDI dëshmojnë se janë me mendësinë e Putinit, me mendësinë e Rusisë. Patjetër që do të mbahet, ne përfundimisht vlerësojmë që në këtë shtet duhet të vlejnë ligjet për të gjithë. Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore. Nuk jemi në shtet policor. Edhe me këtë veprim Artan Grubi dhe BDI dëshmojnë se janë me mendësinë e Putinit, me mendësinë e Rusisë. Ata kanë kërkuar leje në polici, ligji nuk përcakton që tubimet të marrin leje apo organizatorët e tubimeve të marrin leje në polici, ligji përcakton që me hapësirat publike  menaxhojnë komunat. Koalicioni VLEN ka kërkuar në afat kërkesë në Komunën e Tetovës  për të shfrytëzuar sheshin e Tetovës ka marr përgjigje pozitive, pas koalicioni VLEN është drejtuar  dhe koalicioni i BDI-së, të cilët i kemi informuar se në atë kohë të cilën ata e kërkojnë, Sheshi i Tetovës është i zënë, dhe nuk mund të jepet në shfrytëzim në bazë të ligjit gjithashtu kemi informuar  edhe policinë e Tetovës se cili organizator  ka leje nga Komuna si menaxhuese me hapësirat publike për organizimin e tubimit përfundimtar me 6 maj”, deklaroi Kasami.

MARKETING