Kasami: Qendra Rinore e Tetovës u bë realitet!

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka bërë të ditur se është hapur Qendra Rinore e Tetovës, e cila do të shërbejë për aktivitetet rinore dhe për jetësimin e ideve të rinisë tetovare.
“Nga bashkëpunimi i Komunës së Tetovës me organizatat joqeveritare, sot u jetësua një projekt i shumëpritur rinor, Qendra Rinore e Tetovës.
Një hapësirë e gjallë ku të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të lidhen mes vete, të shkëmbejnë idetë, të zhvillojnë kreativitetin dhe të bëhen pjesë e proceseve që e ndryshojnë qytetin”, ka deklaruar mes tjerash Kasami.