Kasami për deklaratën e Stoilkoviqit: Propozimin e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit të gjuhëve mund ta bëjë partia që e ka emëruar

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për deklaratën e ministrit të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili tha se do të propozojë të shkarkohet drejtori i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit nuk foli edhe në gjuhën maqedonase në një konferencë për shtyp.
MARKETING
Kasami tha se propozimet për shkarkime i bëjnë të njëjtat parti që i propozojnë edhe emërimet.
“Emërtimet e funksionarëve bëhet me propozimet të partive të cilat i emërojnë, është marrëveshje e koalicionit. Mendoj se ndoshta është një deklaratë e përshpejtuar, sigurisht që gjithë procesi i bashkëqeverisjes është në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje të partnerëve të koalicionit, nuk besoj që ka një marrëveshje për emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve të partive, gjithmonë ka kështu keqkuptime mes partnerëve të koalicionit, por besoj që do të tejkalohen. Unë besoj që propozimin e emërimit dhe shkarkimit e bëjnë partitë të cilët i bëjnë propozimet edhe për shkarkim”, deklaroi Kasami.