Kane dhe Muller, Bayern kalon pa probleme Freiburg

Kane dhe Muller, Bayern kalon pa probleme Freiburg

Bayern kaloi pa probleme Freiburg. Bavarezët fituan 2-0 në shtëpi, në ndeshjen e luajtur pasditen e kësaj të premtje. Harry Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 38t-ë, ylli anglez shndërroi në gol një penallti. Ekipi i Kompani shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes, me një gol në avantazh.
Për të gjetur golin e sigurisë, duhet të vinte minuta e 78-të. Muller shfrytëzoi në maksimum një asist te Gnabryt, duke dërguar topin në rrjetë. Në fundin e ndeshjes, mysafirët patën shansin e artë për të ngushtuar shifrat, por Holer gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Bayern ka 6 pikë dhe aktualisht është në vendin e dytë. Freiburg gjendet në mesin e tabelës me 3 pikë. Ky takim ishte i fundit i kësaj xhiroje në Bundesligë. Tani e kanë radhën ndeshjet e kombëtareve, me kampionatet që rikthehen në fushë pas dy javësh.

MARKETING