Kandidati i AKI-së për Çair, Bujar Osmani prezantoi tetë masa për arsimin

Kandidati i AKI-së për Çair, Bujar Osmani prezantoi tetë masa për arsimin

MARKETING

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar një plan të detajuar me tetë masa konkrete për përmirësimin e arsimit në komunë. Me fokus në fëmijët, mësuesit dhe prindërit, plani i tij synon të sigurojë kushte më të mira dhe të barabarta për të gjithë nxënësit.

MARKETING

Sample Image

Masa kryesore përfshijnë zvogëlimin e numrit të nxënësve për klasë, ofrimin e uniformave, çantave dhe ushqimit falas, krijimin e një qendre për mbështetje psiko-sociale dhe shkolla gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, Osmani premton rikthimin e sportit në shkolla, ndalim të përdorimit të telefonave gjatë mësimit dhe promovimin e mësuesve si heronj të arsimit, larg burokracisë.

Osmani thekson se arsimi është investimi më i madh për të ardhmen dhe fëmijët e Çairit meritojnë kushte dinjitoze, moderne dhe të barabarta për zhvillim.

MARKETING