Kamjani gati për turnirin tradicional “Shaban Aliti 2026”

Kamjani gati për turnirin tradicional “Shaban Aliti 2026”

Tradita vazhdon edhe këtë verë në fshatin Kamjan të Tetovës, ku do të organizohet edicioni i radhës i turnirit të futbollit të vogël “Shaban Aliti 2026”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se turniri do të nisë më 20 qershor 2026, ndërsa interesimi i ekipeve pritet të jetë i madh edhe këtë vit.

Për ekipet fituese janë paraparë këto shpërblime:

🏆 Vendi i parë – 200.000 denarë
🥈 Vendi i dytë – 100.000 denarë
🥉 Vendi i tretë – 50.000 denarë

Pagesa për paraqitjen e një ekipi është 10.000 denarë.

Turniri “Shaban Aliti” tashmë është shndërruar në një ngjarje tradicionale sportive në Kamjan, duke mbledhur çdo vit ekipe dhe sportdashës të shumtë nga rajoni. Organizatorët ftojnë ekipet e interesuara të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti sportiv.

MARKETING