Çairi siguron qëndrimin në Superligën e Maqedonisë së Veriut

Çairi siguron qëndrimin në Superligën e Maqedonisë së Veriut

Në vitin e parë të debutimit historik për klubin shqiptar – Çairi 2030, vjen një lajm i madh.

Klubi i themeluar dhe udhëhequr nga shqiptarët, gjatë ditës së djeshme ka triumfuar në Kumanovë ndaj ekipit “Kumanovo 2009” me rezultatin 72-81.

Me këtë fitore, klubi shqiptar ka siguruar mbetjen në elitën e basketbollit vendor edhe për një edicion, një sukses ky tejet i madh, marrë parasysh buxhetin që pati klubi dhe konkurencën e madhe që mbizotëron në shtetin fqinj të Kosovës.

Vlen të ceket se klubi ”Çair 2030” është themeluar në vitin 2015 nga Erhan Ramadani, njeriu i cili edhe e drejtoi ekipin si kryetrajner në stinorin e tyre të parë në elitë.

MARKETING