“Kam koalicion me gjigandin Sali Berisha”, Meta: Në Tiranë fitojmë me mbi 60% të votave

Kryetari i PL, Ilir Meta thotë se kandidati për bashkinë e Tiranës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, më 14 maj fiton me më shumë se 60% të votave.

Meta tha në emisionin “Opinion” se objektivi kryesor i bashkive që do të fitohen nga ky koalicion është transparenca për çdo shpenzim të buxhetit.

“Kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha. Dy gjëra kemi ne transparencë absolute në bashki dhe kjo është në interes të qytetarëve. Ju në 4 vjet nuk keni parë asnjë mbledhje të këshillit bashkiak të të Tiranës dhe çdo gjë ka kaluar me firmën e asaj që nuk e njihnim. Mua më intereson, Bashkia e Tiranës, para të gjithë qytetarëve, sa janë investimet, shpenzimet, rruga, kopshtet, çerdhja. Bashkia e Tiranës është fituar me 60%”,-tha Meta./Opinion.al

MARKETING