Kallëzim penal për “Pin Petrol”, ka dëmtuar buxhetin për mbi 360 mijë euro

Kallëzim penal për “Pin Petrol”, ka dëmtuar buxhetin për mbi 360 mijë euro

E kanë dëmtuar buxhetin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore rreth 22 milion denarë, Policia Financiare ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për drejtuesin dhe tre zyrtarëve të tjerë të “Pin Petrol” nga Kumanova. Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ”Përvetësim”, “Puna e pakujdesshme në shërbim”.

Drejtoria e Policisë Financiare

“I dyshuari i parë D.P. në cilësinë e drejtuesit të Pin Petrol Kumanovë, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se nga ana e subjektit juridik ‘Pin Petrol’ nuk bëhet pagesë permanente dhe e rregulltë e mjeteve financiare të kompensimit për rrugë publike të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, e ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe përmes një Marrëveshje për pagesën e kompensimit për përdorimin e rrugëve shtetërore (taksë rrugore), për të cilën paraprakisht një person juridik nga ‘Pin Petrol’ ka marrë autorizim nga MPB për të bërë kontroll teknik të veturave, në mënyrë që në kundërshtim me detyrimet nga Marrëveshja, nuk ka kryer kontroll dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe veprim për pagesën faktike ndaj Ndërmarrjes Publike për periudhën prej 01.08.2019 deri më 30.09.2024”.

Më tej, theksojnë se i dyshuari i dytë në cilësinë e personit zyrtar në SHA për shërbim postar në postën e RMV-së në pronësi shtetërore, Posta e Kumanovs me Pin Petrol, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, mjetet e mbledhura nga persona juridikë dhe fizikë si kompensim për rrugët publike, në vend që t’i paguajë shtetit për llogarinë e saj publike, i ka marrë për vete.

Për informacionet e plasuara në disa mediume se është arrestuar kusherira e ish ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, e përfshirë në këtë rast, reagojnë nga kompania “Pin Petrol”. Thonë se përgjegjësia duhet të kërkohet tek SHA Posta e Maqedonisë.

Tabel: Pin Petrol

“Ne si subjekt juridik kemi bërë marrëveshje me SHA Posta e Maqedonisë, në të cilën personi i dyshuar Gabriela Kërstevska ka punuar. Si kompani, i dënojmë fuqishëm këto informacione në disa media për çfarëdo lidhje me të dyshuarën dhe infot të kërkohen tek SHA Posta e Maqedonisë. Të gjitha dokumentacionet lidhur me subjektin tonë juridik i janë dhënë organeve kompetente”.

Mediat raportuan se policia e ka arrestuar të dyshuarën e dytë për këtë rast dhe kanë bastisur kompaninë “Pin Petrol” nga Kumanova.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING