Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, me kërcënime kanë detyruar dy gostivaras në veprime financiare në dëmin e tyre

Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, me kërcënime kanë detyruar dy gostivaras në veprime financiare në dëmin e tyre

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shtetasve të Turqisë, T.D. (55) dhe Z.D. (54), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “zhvatje”.

MARKETING

Description of image

Sipas MPB-së, dy të dyshuarit, në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2026, dyshohet se përmes kërcënimeve kanë detyruar një 66-vjeçar nga Gostivari dhe djalin e tij 41-vjeçar t’u dorëzojnë gjithsej 43 kilogramë e 800 gramë ar të përpunuar.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se të dyshuarit dyshohet se ia kanë llogaritur arin si lëndë të parë të shkrirë, dhe jo si produkt të përpunuar, duke i shkaktuar familjes dëm financiar për shkak të diferencës së konsiderueshme në vlerën e tregut.

Hetimet përfshijnë edhe një rast tjetër të dyshuar të shantazhit. Sipas MPB-së, gjatë shkurtit të vitit 2025, përmes mesazheve kërcënuese drejtuar djalit dhe familjes së tij, të dyshuarit e kanë detyruar 66-vjeçarin të nënshkruajë një parakontratë për shitblerjen e një prone të paluajtshme.

MPB-ja thotë se përmbajtja e parakontratës nuk i është lexuar 66-vjeçarit gjatë nënshkrimit te noteri në Gostivar.

Rasti është duke u proceduar nga organet kompetente, ndërsa dy personat mbeten të dyshuar deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

MARKETING