Kalimi “One Stop” mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Toshkovski dhe Lamallari nënshkruan marrëveshje për kufirin në Blatë

Kalimi “One Stop” mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Toshkovski dhe Lamallari nënshkruan marrëveshje për kufirin në Blatë

Maqedonia dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare sipas sistemit One Stop. Marrëveshja mes ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pançe Toshkovski, dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, u nënshkrua në pikën kufitare Bllatë pranë Dibrës.
Me këtë marrëveshje përmbyllet sistemi One Stop me të gjitha vendet fqinje jashtë zonës Shengen, pasi një sistem i tillë tashmë funksionon në pikat kufitare me Serbinë dhe Kosovën.

MARKETING