Ka edhe pak kohë! MPB rikujton qytetarët: Afati i fundit për ndërrimin e patentave të shoferit me emrin e vjetër përfundon më 31 dhjetor 2024

Ka edhe pak kohë! MPB rikujton qytetarët: Afati i fundit për ndërrimin e patentave të shoferit me emrin e vjetër përfundon më 31 dhjetor 2024

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, në bazë të ndryshimit të ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31 dhjetor 2024. Ministria apelon që të gjithë qytetarët që ende posedojnë patentë shoferi me emrin e vjetër kushtetues ta zëvendësojnë atë brenda këtij afati, për të shmangur krijimin e tollovive të panevojshme.

MPB njofton gjithashtu se të gjitha kapacitetet dhe sportelet e shërbimeve administrative janë plotësisht funksionale, duke u mundësuar qytetarëve ndërrimin e patentave të shoferit brenda afatit të përcaktuar.

MARKETING