Juventusi dhe Atalanta ndajnë pikët në ndeshjen e gjashtë golave
Juventusi dhe Atalanta kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 19-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Stadium” prodhoi gjashtë gola, por fituesi nuk pati.
Rezultati përfundimtar ishte 3:3. Vendasit kryesuan në këtë ndeshje njëherë, kurse mysafirët udhëhoqën me rezultat në dy periudha kohore.
Angel Di Maria (25’ – penallti), Arkadiusz Milik (34’) dhe Danilo (65’) shënuan golat për “Zonjën e Vjetër”, teksa Ademola Lookman (5’, 53’) dhe Joakim Maehle (46’) shënuan për skuadrën nga Bergamo.
Juventusi pas këtij barazimi ka 23 pikë dhe renditet i nënti në tabelë, kurse Atalanta është në pozitën e pestë me 35 pikë.