Juventus vazhdon spastrimet, mbrojtësi holandez pranë kalimit në Premier League

Juventus vazhdon spastrimet, mbrojtësi holandez pranë kalimit në Premier League

Tjetër operacion në dalje për Juventusin. Pas Matias Soule, që është vetëm një hap larg transfeirmit te Roma, bardhezinjtë kanë gjetur akordin edhe për shitjen e mbrojtësit të talentuar holandez Dean Huijsen.

Ky i fundit sezonin e kaluar ishte në huazim te Roma, ku luajti disa ndeshje, por nuk mori mbështetjen e trajnerit Thiago Motta, ndaj sezonin e ardhshëm pritet të luajë shanset e tij në Premier League.

Media italiane bën me dije se Juventusi ka arritur marrëveshjen me Bournemouthin për shitjen e Huijsen për 15 milionë euro, shifër që mund të shkojë në 18 milionë euro bashkë me bonuset.

Nga ana tjetër mbrojtësi i talentuar pritet të firmosë për 4 sezone, teksa nga kontrata do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në vit, shifër ndjeshëm më e lartë se ajo që merrte te Juventusi.

Me paratë e Huijsen, por edhe të Soule, Juventusi pritet të bëjë një sulm final për mesfushorin holandez Teun Koopmeiners, i cili vlerësohet 60 milionë euro nga Atalanta, por kërkohet me ngulm nga Thiago Motta.

 

MARKETING