Joshua mesazh Fury: Jam vetëm një telefonatë larg dhe do të tregoj se sa vlen

Joshua mesazh Fury: Jam vetëm një telefonatë larg dhe do të tregoj se sa vlen

Boksieri britanik Anthony Joshua sfidoi sërish Tyson Fury në duel. Ai këmbënguli se do të luftonte me kampionin e peshave të rënda në kategorinë WBC edhe “në kopshtin e tij të pasmë”. Deklaratë që erdhi pasi mposhti Francis Ngannou më KO në raundin e dytë dy ditë më parë.

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen mes tyre më 18 maj në Arabinë Saudite, një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Pavarësisht se dy boksierët mund të zhvillojnë edhe një revansh, Joshua nuk humbi kohë duke përsëritur synimet e tij për t’u përballur me fitimtarin e këtij dueli.

“Në karrierën time, ndihem sikur fitoret janë lënë në të kaluarën. Nuk mund të ndalesh shumë sepse gjithmonë ka një sfidë tjetër që vjen. Për sa i përket Usyk dhe Fury, varet nga ata. Unë jam vetëm një telefonatë larg. Ju mund të më telefononi dhe ne mund ta bëjmë marrëveshjen. Unë i respektoj ata”, tha Joshua.
Joshua dhe Fury kanë flirtuar disa herë për një “Betejë të Britanisë” përgjatë viteve, pa u konkretizuar ndonjëherë. Një sfidë mes rivalëve të peshave të rënda. Megjithatë, ekziston një ndjenjë që të dy tani e kuptojnë se koha është thelbësore kur bëhet fjalë për t’u ofruar fansave një nga duelet më të kërkuara të boksit.

“Do ta luftoj në kopshtin e tij të pasmë të shtëpisë nëse do, për mua nuk ka rëndësi. Unë jam një njeri luftarak. Kudo, kurdoherë, nuk ka rëndësi. Për sa kohë që ne afrojmë për tifozët, kjo është gjëja kryesore. E pres Tyson për këtë duel të madh britanikësh dhe t’i tregoj se sa vlen”, u shpreh Anthony Joshua.

MARKETING