Jo vetëm me lojtarët dhe tifozët e Tottenhamit, Granit Xhaka u përplas edhe me Antonio Conten

Jo vetëm me lojtarët dhe tifozët e Tottenhamit, Granit Xhaka u përplas edhe me Antonio Conten

Arsenali fitoi 2-0 ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier, por derbi nuk kaloi pa incidentet.

Fillimisht, Granit Xhaka e pati një përplasje me Antonio Conten derisa po kalonte minuta e 59-të e takimit.

Dyshja shkëmbyen ca fjalë në distancë, ndërsa mesfushori shqiptar u pa i acaruar me italianin.
Por, kjo nuk ishte situata e vetme ku Xhaka u pa i nervozuar jashtë mase.

Aaron Ramsadale ishte sulmuar nga Richarlison dhe tifozët e Tottenhamit pas ndeshjes, me gardianin duket se i ka provokuar ata.
Derisa Mikel Arteta po tentonte ta tërhiqte nga aty Ramsdalen, Xhaka u nisë drejt tifozët dhe lojtarëve të Spurs, për t’u ndalur edhe ky nga trajneri i Arsenalit.

MARKETING