Jeton Beqiri: Ta kishim realizuar penalltinë, ndeshja do të kishte tjetër histori

Shkëndija është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi eliminoi në çerekfinale Detonitin me rezultat minimal 0:1, ku golin e vetëm e shënoi Adenis Shala.
Komentin e tij për kualifikim në gjysmëfinale e ka dhënë trajneri i kuqezinjëve, Jeton Beqiri.
Jeton Beqiri: “Rëndësi kishte kualifikimi, dmth hyrja në mesin e 4 ekipeve më të mira. Këto ndeshje gjithmonë janë të rezikshme edhe për shkak të kundërshtarit dhe rethanave të fushës. Por ashtu si shkoi ndeshja unë jam i kënaqur sepse krijuam shumë, dominuam, ishim agresivë dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Në përgjithësi vlerësoj se ishte një kualifikim i merituar.”
Jeton Beqiri: “Sikur ta kishim realizuar penaltinë apo ndonjë nga rastet e shumta të krijuara, besoj se ndeshja do të kishte tjetër histori. Por futbolli është i bukur sepse është i paparashikueshëm, shohim edhe në kampionate të ndryshme në Evropë kupa tregohet shumë specifike. Mirëpo me sinqeritet shumë të madh, gjithë futbollistët pa përjashtim them se me angazhimin dhe luftën sportive sot meritojnë një duartrokitje shumë të madhe.”