Jeton Beqiri: Më shqetëson fakti se nuk shënojmë

Jeton Beqiri: Më shqetëson fakti se nuk shënojmë

Dy ndeshje me radhë, Shkëndija barazon pa gola, pasi njejtë si me Sileksin edhe në Shtip me Tikveshin e Kavadarit luajtën 0:0. Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri pranoi shqetësimin për pjesën e parë shumë të dobët, derisa shton se fati s’ishte me ta në vazhdim.

Jeton Beqiri: “Zhvilluam një pjesë të parë shumë të dobët dhe një pjesë të dytë kur ishim në nivel shumë të mirë, por në momente të veçanta nuk u shfrytëzuan rastet të cilat i krijuam. Ndeshje e fortë kundër një ekipi cilësor, pavarësisht pozitës momentale në tabelë. Keqardhje kam për pjesën e parë shumë të dobët.”

“Më shqetëson fakti se nuk shënojmë, poashtu na shkon huq nga një pjesë e ndeshjes si në Kratovë me Sileksin, ashtu edhe sot në Shtip, dmth luajmë shumë dobët në pjesën e parë.”

MARKETING