Jashtë funksionit blloku 1 i “REC Manastir”

Jashtë funksionit blloku 1 i “REC Manastir”

Blloku 1 i REK Manastir në mëngjes shkëputet nga rrjeti për shkak të çarjes së tubacionit  në kaldajën e makinerisë. Në vijim është inspektimi i cili do të lokalizojë me saktësi anomalitë, pas së cilës sa më shpejtë të jetë e mundur Blloku do të riparohet dhe do të vihet sërish në funksion, njoftuan nga SHA EMV.

“Në bllokun 1, një javë më parë u kryen aktivitete servisimi, të cilat fatkeqësisht nuk mund të parashikojnë apo parandalojnë një situatë si kjo e sotmja. Secili nga tre blloqet e TEC Manastir ka një kaldajë të përbërë nga tuba me gjatësi rreth 700 kilometra, të vendosur në nivele të ndryshme, nëpër të cilat kalon avulli me nxehtësi mbi 500 gradë Celsius. Riparimi i dëmit bëhet pasi të krijohen kushtet fizike për intervenim”, sqarojnë nga SH.A. EMV.

MARKETING