Janë tubuar 260 mijë euro për të pësuarit në tërmetet në Turqi dhe Siri

Janë tubuar 260 mijë euro për të pësuarit në tërmetet në Turqi dhe Siri

Deri më tani janë tubuar mbi 16 milionë denarë apo rreth 260 mijë euro përmes linjave donatore telefonike dhe nga Fondi i solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së.

“Qytetarët edhe kësaj radhe e treguan solidaritetin në vepër. Përfundimisht me 10.02.2023 përmes linjave donatore telefonike dhe nga Fondi i solidaritetit të Kryqit të Kuq i RMV-së janë paguar gjithsej 16.095.831 denarë”, informojnë nga Kryqi i Kuq.

Nga organizata humanitare njoftojnë se subjektet juridike dhe personat fizik përveç ndihmës financiare mund të dhurojnë edhe të mira materiale, në pajtim me listën e nevojave për ndihmë popillatës së pësuar, dërguar nga ana e shtetit të Turqisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe turke, dhe atë: tenda familjare dimërore, batanije, ngrohëse, thasë për fjetje.

Përveç kësaj, në listë janë vënë edhe karrige montuese, të cilat shndërrohen në shtretër, shtretër montues, fenerë, pako kuzhine dhe ushqim si dhe mjete higjienike.

“Detyrimisht, të gjithë artikujt e dhuruar të jenë të rinj. Prioriteti u vihet tendave familjare dimërore, mbulesa gome, thasëve për fjetje, batanijeve”, potencojnë nga Kryqi i Kuq

Nga organizata humanitare përkujtojnë se të interesuarit mund të dhurojnë edhe mjete monetare.

Llogaria e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka komerciale me shenjën: ndihmë për populaltën në Turqi dhe Siri.

Si dhe të dhurohen 100 denarë me thirrje në numrat e telefonit 143 400 në Telekomin e Maqedonisë dhe A1.

Për donacione të parave në vlautë të huaj:

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO. 3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

 

MARKETING