Janë shqiptuar 125 shoferë në Shkup, 11 sanksione për vozitje të shpejtë pa patent shoferi

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 125 kundërvajtje, prej të cilave njëmbëdhjetë gjoba për për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dymëbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së autmjetit.
MARKETING
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 masa prej të cilave 11 janë për vozitje pa leje, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 12 gjoba për motoçiklistët”, thonë nga policia.
Nga policia shtojnë se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.