Janë arrestuar 17 persona, nuk respektuan vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë natës janë ndaluar gjithsej 17 persona në rajonet e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, të dyshuar për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për shpalljen e shtatë ditëve zie, që përbën vepër penale sipas nenit 387 të Kodit Penal.
Sipas MPB-së, në Prilep janë ndaluar 12 persona, mes tyre edhe një i mitur. Në Shkup është ndaluar një i mitur dhe një menaxher i një lokali. Në Kërçovë është ndaluar një pronar lokali, ndërsa në Kumanovë janë ndaluar dy persona – një menaxher dhe një përgjegjës i një objekti hotelierik, të cilët dyshohen se kanë shkelur vendimin e miratuar nga Qeveria.
MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të ngrihen kallëzime përkatëse.