Jakimovski: Zgjedhjet e sotme ishte të qeta dhe dinjitoze

Jakimovski: Zgjedhjet e sotme ishte të qeta dhe dinjitoze

 “Urime të gjithë qytetarëve ditën e sotme të zgjedhjeve. Ne kemi treguar se mund të mbajmë zgjedhje të qeta dhe demokratike. Nuk kam vërejtje për sjelljet e kundërshtarëve të mi, as për fjalorin e tyre”, tha në një konferencë për media në ora 19:00, kandidati për president Stevço Jakimovski.

Jakimovski theksoi se është më e rëndësishmja që zgjedhjet ishin paqësore dhe se bota mund të shohë se njerëzit në Maqedoni janë të qetë dhe kanë qëndrim demokratik.

“Nëse do të kishte një pjesëmarrje më të madhe, mund të themi se populli ka vendosur se kush do të jetë president sot”, ka theksuar Jakimovski, ndërsa nuk ka dhënë informacion se si ka shkuar votimi për të sipas shtabit zgjedhor të koalicionit Hrabro për Maqedoninë.

MARKETING